Një grua 41-vjeçare nga Burreli është transportuar me urgjencë në Tiranë me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë pas komplikacioneve shëndetësore. Ajo ishte paraqitur mëngjesin e sotëm në maternitetin e Burrelit, por mjekët vendosën dërgimin e saj drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar. Kushtet e motit nuk kanë qenë të favorshme për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar me urgjencë një helikopter për të transportuar shtatzënën.<br /><br />Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manstirliu shkruan se gruaja ka lindur me sukses në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë fëmijën e saj të tetë. <br /><br />"Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare. E paraqitur me komplikacione në maternitetin e Burrelit mjekët e spitalit ?Koço Gliozheni? që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit. Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin ?Koço Gliozheni? ku ka lindur fëmijën e saj të tetë. Nëna dhe i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë", shkruan Manastirliu.