Presidenti i Republikës dhe 2 partitë e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për mënyrën se si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pajisi me certifikate sigurie Gent Cakajn.

Ishte Presidenti i pari që pikërisht në ditën kur skadoi edhe afati kushtetues 1-javor për tu shprehur me dekret për shkarkimin e Ditmir Bushatit iu drejtua Kuvendit me një kërkesë për të hetuar DSIK-në, institucion në varësi të Kryeministrit.

?Referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, konstatohet qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit. Duke qenë se nga ky proces shqyrtues i Presidentit të Republikës, janë evidentuar shkelje të rënda në veprimtarinë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Presidenti i Republikës, vlerëson të domosdoshme kryerjen e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtij institucioni mbi këtë rast.?

Meta thotë në letrën e tij se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka anashkaluar verifikimin e të dhënave kur Cakaj ka qenë në Hungari dhe Belgjikë dhe se hetimi sipas tij për këtë çështje nuk mund të kruhet nga institucione në varësi të kryeministrit.

?Nisur nga fakti që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar është një institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit, është e qartë se procesi i hetimit administrativ nuk mund të kryhet nga organe të tjera në varësi të Kryeministrit, pasi krijohet një situatë e pastër e konfliktit të interesit, gjë e cila mund të cenojë objektivitetin dhe cilësinë e hetimit të këtij rasti.?

Ne të njëjtën frymë me kërkesën e Presidentit të dyja partitë e opozitës gjatë pasdites iu drejtuan kryeparlamentarit Gramoz Ruci për të nisur një hetim parlamentar dhe për rolin që ka pasur kryeministri Rama në shkeljen e procedurave nga ana e DSIK. Opozita i kërkon Byrosë së Kuvendit të shqyrtojë brenda aftit 5-ditor kërkesën për ngritjen e komisionit që sipas saj duhet të drejtohet nga një përfaqësues i Partisë Demokratike dhe të ketë në përbërje 9 anëtarë.

Tv Klan