Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Intensiteti i reshjeve të dëborës ra gjatë ditës së premte, por mijëra familje në verilindje dhe veri mbeten të izoluar për shkak rrugëve të bllokuara!

Qarqet me problematike mbeten Dibra, Kukësi, Shkodra e Korça, ku trashësia e dëborës varion nga 40 cm në qytete deri në 1.2 metra në zonat e thella malore.

Akset nacionale sipas ARRSH janë të kalueshme, por Ministrja e Mbrojtjes nga Dibra ishte kritike me firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.

Xhaçka: I bëj thirrje bashkive, të cilat lidhin kontrata me firmat mirëmbajtëse kryesisht për rrugët rurale apo ato rrugë, të cilat lidhin fshatrat dhe qytetet me njëri-tjetrin që të ushtrojnë një kontroll shumë më të mirë, mbi këto kontrata dhe mbi punën e këtyre firmave kontraktuese, për të mos t?ju mohuar qytetarëve shqiptarë atë shërbim për të cilin këto firma janë kontraktuar

Rruga e Kombit, një nga arteriet më të rëndësishme të lëvizjes këtë të premte ishte e kalueshme pa zinxhirë, por problematikat shfaqen here pas herë.

Në qarkun e Kukësit, shumë zona të thella mbeten të izoluara pasi dëbora arrin deri në 1 metër trashësi.

Në këto kushte forcat e ushtrisë kanë ndërmarrë disa aksione emergjence.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/moti-i-keq-xhacka-monitorim-kompanive-qe-duhet-te-mirembajne-rruget