Elbasan- Një 70 vjeçar i pastrehë në qytetin e Elbasanit është shpëtuar nga Policia e Shtetit dhe disa banorë.Report Tv mëson se mbrëmjen e sotme Osman Çelës i është dhënë ndihma për mos u lënë më në jashtë në këto ditë të ftohta.Ky person i pastrehë është parë në një cep të një rrugeje në Elbasan, i ulur sipër disa kartonave siç na mundësojnë dhe pamjet.<br /><br />Sipas gazetarit të Report Tv në Elbasan Aldo Kozarja, banorët dhe policia po përpiqen për të strehuar Osman Çelën në një shkollë të qytetit të Elbasanit.<br /><br />Ky nuk është rasti i pari për vitin 2019 kur Policia e Shtetit por edhe ato bashkiake shpëtojnë të pastrehët në këto ditë ?të ftohta? për Shqipërinë.
