MAQEDONI- Zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani në një lidhje telefonike për Report Tv ka folur lidhur me ndryshimet kushtetuese të vendosura ditën e djeshme.

Osmani u shpreh se ndryshimet e miratuara ishin e vetmja alternativë për thyerjen e temave të mëdha politike të cilat mbanin peng vendin.

?Dje u hoq pengesa e fundit për anëtarsimin e vendit në Nato dhe BE. Tani na mbetet që të korrim sukseset e këtij investimi të madh.?

Sa i përket ndikimit të faktorit shqiptar, Osmani u shpreh se ata qënë faktor kyç që në fillimin e këtij procesi.

?Shqiptarët kanë pasur rol konstruktiv sepse kanë synuar integrimn e shqiptarëve më rajon. Kuptimi vendimit të djeshëm është shumë më madh, ka integrimin në rajon dhe at ëtë shqiptarëve. Me ndryshimet e djeshme u realizua ëndrra e shqiptarëve për ndërprejen e ndikimin rus në Maqedoni,?-shtoi Osmani.

Lidhur me ecurinë e zbatimit të ligjit për gjuhën shqipë, zv.kryeministri u shpreh se puna ka nisur dhe se do të fillojë shumë shpejt aplikimi i teksteve në shkolla.

Ditën e djeshme, parlamenti i Maqedonisë votoi me 81 vota pro emrin e ri ?Republika e Maqedonisë së Veriut?. Sipas marrëveshjes, është pranuar gjithashtu edhe ligji për nënshtetësinë, e cila do të jetë ?maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut?.