Surprise Me!

Lleshaj: Lufta ndaj krimit, pergjegjesi e policise

2019-01-13 0 Dailymotion

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ia delegon Policisë së Shtetit përgjegjësinë për të luftuar, por edhe për të folur për goditjen e grupeve kriminale në vend. Ndryshe nga Fatmir Xhafaj, paraardhësi i tij në detyrë, Lleshaj nuk bën komente për tema të tilla.

?Unë nuk godas grupe kriminale, grupet kriminale i godet policia. Për këtë duhet të pyesni Policinë e Shtetit, ka buletin përditë?.

I pyetur për vijimin e operacionit Forca e ligjit, që çoi në pranga grupe të njohura kriminale, Ministri i Brendshëm thotë se ai vazhdon.

?Gjithë Policia e Shteti është pjesë e Forcës së Ligjit, që do të njohë intensifikim serioz. Nuk bëj kurrë koment për operacione në zhvillim e sipër. Për operacionet nuk flas?.

Nuk komenton as akuzat që i bëhen policisë se ka fshehur ngjarje kriminale.

?Këto detaje shikojini në buletinin e policisë?.

Vjedhjen e armëve në bazën detare të Pashalimanit, Ministri tha se po hetohet nga Policia Ushtarake ndërsa për bllokimin e disa fakulteteve akuzoi grupe personash, që sipas tij nuk kanë lidhje me protestën e studentëve.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon