Surprise Me!

Opozita serbe proteston kunder Presidentit Vucic

2019-01-13 1 Dailymotion

Protestat e opozitës në Serbi me kërkesa për largimin e Presidentit, Aleksandër Vuçiç. Vet Presidenti pretendon se besimi tek ai po rritet dhe ofron zgjedhje. Opozita thotë se kjo është diktaturë. I kanë porositur se e vetmja gjë është liria që duan dhe jo të kenë frikë nga vetë serbët.

Branisllav Trifunoviç, aktor: Kjo është toka jonë dhe jo e atyre hajdutëve, mashtruesve, atyre që vjedhin e rrëmbejnë?

Mjekja dhe politikania nga Graçanica e Kosovës, Rada Trajkoviç, thotë se politika e Vuçiç është frika. Ka kërkuar ekstradimin e politikanit të arratisur nga Mitrovica në Prishtinë për rastin e vrasjes së politikanit nga veriu, Oliver Ivanoviç.

Rada Trajkoviç, politikane nga Kosova: Vuçiç ka larë hesapet në mënyrën më të tmerrshme duke mbrojtur ata që na kanë vrarë Oliverin, më të mirin në mesin tonë. Duam drejtësi dhe jo frikë.

Protestat që vazhdojnë çdo javë u kthyen në sfidë politike në Serbi. Pakënaqësia duket se ritet pavarësisht se opozita është grumbulluar me ide të kundërta, por kundër presidentit. Qytetarët thonë se nuk do të mungojnë.

?Vuçiç jo që duhet larguar nga pushteti, por nuk është dashur as të fitoj?, tha një qytetar.

?Jemi këtu për liri, drejtësi, për të patur media dhe mundësi në jetë pasi kjo nuk është fytyra e Serbisë?, tha një tjetër.

Opozita dhe qeverisja kanë bërë garë për numrin e protestuesve pasi zyrtarët thonë se numri është dhjetë herë më i vogël. Këto janë protestat e para serioze që pas atyre kur Vuçiç fitoi zgjedhjet me rezultat rekord.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon