Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Dimri është sfidë mbijetese për familjen me 6 anëtarë të Izet Spahiut në Kolesjan të Kukësit.

Shtëpinë e rrënuar ku fusin kokën ua ka hapur një bashkëfshatar, por as kjo strehë nuk i mbron sa duhet të këto ditë të ftohta.

Në varfëri dhe sëmundje, e gjithë jeta e 6 anëtarëve zhvillohet në këtë dhomë të vogël rreth sobës me dru (shikoni videon).

Kështu jetojnë prej vitesh. Kryefamiljari flet për pamundësi për të ndryshuar gjendjen.

Me dy fëmijë të sëmurë, ai thotë se të ardhurat nga pensioni i invaliditetit dhe ndihmës ekonomike me vështirësi i dalin për tu garantuar bukën.

Madje nuk kanë as ujë të pijshëm, ndaj thirrja për ndihmë shkon ndaj institucioneve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-varferi-semundje-dhe-pa-strehe-familja-spahiu-gjunjezohet-nga-bora