Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Studentët e Universitetit të Tiranës thotë se do të vijojnë bojkotin e mësimit edhe të hënën.

Në një deklaratë për mediat, ata shprehen se kanë vendosur me shumicë të cilësuar për bojkot deri në realizimin e kërkesave të parashtruara.

Vendimin e kanë marrë pas një sondazhi të bërë mes studentëve.

Forma kryesore e protestës së studentëve do të jetë bojkoti që do të shoqërohet dhe me ngujim.

Ata ftojnë qytetarët dhe pedagogët ti bashkohen kauzës së tyre, duke iu kërkuar të jenë para Fakulteteve nga ora 7 e mëngjesit të së hënës, 14 janar 2019.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një reagim në twitter për protestën, theksoi se nga e hëna në Sekretariatet e Universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të Ministrisë së Financave e të Arsimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-te-bashkuar-ne-bojkot-ftojne-qytetaret-dhe-pedagoget-tu-bashkohen-te-henen