VLORE-Katër të arrestuarit për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit (lexo këtu), 2 roje dhe 2 përgjegjës janë lënë sot nga gjykata në burg pa afat me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje. Report Tv sjell pamjet nga seanca në Vlorë, ku ushtarakët dolën para gjykatës.<br /><br />Grabitja ndodhi në orët e para të së enjtes së kaluar, roja nuk ishte në vendin e qëndrimit që ishte përcaktuar, ndërsa ka deklaruar se u largua për shkak të shiut dhe erës së fortë. Ndërkohë që përgjegjësit akuzon se nuk kontrolluan rojet gjatë shërbimit dhe hartimin e procesverbalit pa qenë prezent. Disa orë pas ngjarjes përgjegjësit dhe rojet u arrestuan, ndërsa sot me kërkesë të prokurorit Hyrjet Lamaj, gjyqtarja Herila Çela i la në burg. Ndërkohë që nuk ka asnjë person të arrestuar për vjedhjen e armatimeve. Report Tv zbardhi pak ditë më parë dosjen (lexo këtu).
