Surprise Me!

Vjedhja e armatimeve në bazën e Pashalimanit, gjykata lë në burg pa afat katër ushtarakët

2019-01-14 0 Dailymotion

VLORE-Katër të arrestuarit për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit (lexo këtu), 2 roje dhe 2 përgjegjës janë lënë sot nga gjykata në burg pa afat me akuzën 'shpërdorim detyre' dhe 'dëmtim të aseteve ushtarake'. Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje. Report Tv sjell pamjet nga seanca në Vlorë, ku ushtarakët dolën para gjykatës.<br /><br />Avokatët mbrojtës kanë kërkuar gjatë seancës një masë sigurie më të lehtë për të katër të arrestuarit, detyrim paraqitje. Për avokatët mbrojtës, depoja e armatimeve nuk ka as kushtet më minimale të sigurisë. Sipas tyre në vendin e qëndrimit të rojës mungon ndriçimi, por edhe kamerat e sigurisë prej kohësh. Ndërkohë që një tjetër fakt, sipas tyre lidhet edhe me arsyen se një prej të ndaluarve Edlir Nelaj sipas avokatëve mbrojtës e ka marrë shërbimin në orën 08:00 të mëngjesit. Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili, avokatët shtuan se shërbimi i rojës është kryer në kushte mjaft të vështira të motit dhe temperaturave të ulëta.<br /><br />Grabitja ndodhi në orët e para të së enjtes së kaluar, roja nuk ishte në vendin e qëndrimit që ishte përcaktuar, ndërsa ka deklaruar se u largua për shkak të shiut dhe erës së fortë. Ndërkohë që përgjegjësit akuzon se nuk kontrolluan rojet gjatë shërbimit dhe hartimin e procesverbalit pa qenë prezent. Disa orë pas ngjarjes përgjegjësit dhe rojet u arrestuan, ndërsa sot me kërkesë të prokurorit Hyrjet Lamaj, gjyqtarja Herila Çela i la në burg. Ndërkohë që nuk ka asnjë person të arrestuar për vjedhjen e armatimeve. Report Tv zbardhi pak ditë më parë dosjen

Buy Now on CodeCanyon