Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Refuzimi që Presidenti Meta i bëri kryeministrit për të emëruar Ministër të Jashtëm Gent Cakën pasoi me një debat virtual të ashpër dhe jo të denjë për dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit.

Në reagimin e tij për qëndrimin e Presidentit, Kryeministri përveçse e quajti të turpshëm këtë vendim, e akuzoi Presidentin se po bënte lojë politike në favor të ish-partisë së tij, duke i përmendur bashkëshorten, Monika Kryemadhi.

Rama: "Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s'di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani.

Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së ShkencaveGjykata e re Kushtetuese do t'i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet".

Ndërkohë Presidenti nga ana e tij akuzoi Kryeministrin se po kërcënon Presidentin siç ka kërcënuar edhe të tjerë përpara tij.

#oranews

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lufta-e-vjeter-rama-meta