Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Një atentat me armë zjarri u regjistrua pasditen e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të Vlorës.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj një automjeti tip 'Audi' me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti dhe një tjetër person.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Gjergj Araniti".Agresorët duket se e kanë ditur rrugën që do të ndiqte mjeti, duke e qëlluar afër në anën e drejtuesit të makinës.

Mehmeti ka mbetur i plagosur rëndë me një plumb në krahëror dhe një në bark. Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Vlorës, ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Paraprakisht mjekët kanë bërë të ditur se gjendja e tij është e rëndë.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se dy agresorët janë larguar menjëherë me një motor nga ngjarja.

Policia dyshon se atentati ka qenë i mirëorganizuar. Agresorët kanë braktisur motorin në një tjetër zonë, duke u larguar më pas me një automjet.

Në afërsi të stacionit të trenit, në një zonë informale është gjetur një makinë e djegur terësisht, e cila dyshohet se është përdorur prej tyre.

Duke qenë se në zonë nuk ka kamera dhe dëshmitarët janë të paktë, dyshohet se ata kanë përdorur më pas mjete të tjera për të humbur gjurmët.

Ky është atentati i radhës në Vlorë pasi Mehmeti konsiderohet si një nga miqtë më të ngushtë të Ferdinand Llanaj, të cilit dy vite më parë i bënë atentat në rrugën Transballkanike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-rrugen-gjergj-araniti-ne-vlore