Surprise Me!

Ora News - Atentati në Vlorë, dy persona qëlluan mikun e Ferdinand Llanajt nga brenda makinës

2019-01-15 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ndërkohë që nuk ka ende asnjë të dyshuar për atentatin ndaj Mikel Mehmetit, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se autorët kanë qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit nga brenda automjetit.

Po ashtu raportohet se Mehmeti ka qenë i vetëm në makina në momentin kur është qëlluar. Ai konsiderohet si një nga miqtë më të ngushtë të Ferdinand Llanaj, të cilit dy vite më parë i bënë atentat në rrugën Transballkanike.

Nga hetimet bëhet e ditur se autorët me një makinë Mitsubishi janë ndaluar pranë makinës ku ndodhej Mikel Mehmeti dhe më pas ata e kanë qëlluar.

41-vjeçari ka marrë tre plumba. Ai u transportua në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja-Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri armësh ndaj një automjeti tip 'Audi' me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Gjergj Araniti", mbrëmjen e 14 janarit 2019. Agresorët duket se e kanë ditur rrugën që do të ndiqte mjeti, duke e qëlluar afër në anën e drejtuesit të makinës.

Mehmeti ka mbetur i plagosur rëndë me një plumb në kraharor dhe një në bark. Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Vlorës, ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Policia dyshon se atentati ka qenë i mirëorganizuar.

Në afërsi të stacionit të trenit, në një zonë informale është gjetur një makinë e djegur terësisht, e cila dyshohet se është përdorur prej tyre.

Ky është atentati i radhës në Vlorë pasi Mehmeti konsiderohet si një nga miqtë më të ngushtë të Ferdinand Llanaj, të cilit dy vite më parë i bënë atentat në rrugën Transballkanike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atentati-ne-vlore-dy-persona-qelluan-mikun-e-ferdinand-llanajt-nga-brenda-makines

Buy Now on CodeCanyon