Surprise Me!

Report TV - Përplasi për vdekje vjehrrë dhe nuse në Durrës, mbetet në burg i riu 22-vjeçar

2019-01-15 5 Dailymotion

Pas aksidentit që ndodhi tre ditë më parë në Durrës ku dy gra humbën jetën në rrugën e ish-Kënetës, gjykata ka dhënë masën e sigurisë ?Arrest me burg? për të riun 22-vjeçar Daniel Brahollari i cili përplasi për vdekje dy gra, vjehrrë dhe nuse teksa ata po kalonin rrugën kryesore pasi kishin zbritur nga autobuzi me të cilin po udhëtonin.<br /><br />Mësohet se gjatë seancës së mbajtur gjyqësore, u theksua shkaqet e aksidentit kanë të bëjnë me mungesën e sinjalistikës horizontake dhe vertikale si dhe me mungesën e ndriçimit.<br /><br />Ndërkohë bëhet e ditur se do të jetë ekspertiza ligjore, ajo e cila do të zbardhë rrethanat e mëtejshme të aksidentit e cila kërkon afatet e saj u tha në seancën për caktimin e masës së sigurisë. Tre ditë më parë Bukurie Cufaj, 56 vjeçe dhe nusja e djalit të saj, Sabije Cufaj 38 vjeçe kanë qenë duke zbritur nga autobusi që i merrte nga rrobaqepësia, kur janë përplasur nga një automjet tip "BMË" që drejtohej nga 22-vjeçari, ku për pasojë humbën jetën në mënyrë tragjike.

Buy Now on CodeCanyon