Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Për demokratët, arrestimi i Klement Balilit është frut i një dakordësie mës tij dhe mazhorancës qeverisës për tu vetëdorëzuar.

Deputeti Xhemal Gjunkshi dhe Gazmend Oketa të ftuar në Ora News thonë se ky zhvillim do ti japë sadopak oksigjen kryeministrit Rama përballë situatës së vështirë në të cilën ndodhet.

Gjunkshi: Klement Balili i cilësuar si "Eskobari i Ballkanit", ka dy vjet në kërkim.Kemi parë që strukturat e policisë së shtetit përballë ndalimit, arrestimit të këtij trafikanti ka qenë i pamundur. Sot në kushte të papritura Klement Balili shkon dhe paraqitet vetë te Krimet e Rënda, do të thotë që është dorëzuar. Nuk kuptoj se ku qëndron suksesi i kryeministrit, ministrit të rendit në kapjen dhe arrestimin e këtij personi.

Oketa: Dua të prek tre elementë nga ajo çfarë më ka bërë përshtypje sot. Fakti që Balili u vetëdorëzua dhe politika me ngut tentoi të marrë frutet e këtij dorëzimi. Do ishte krejt normale që sot para medias të dilte në konferencë drejtori i përgjithshëm i policisë. Fakti që doli Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri më bën të besoj edhe hipotezën se vetëdorëzimi ka lidhje dhe me momentin tejet të vështirë që mazhoranca apo kryeministri i vendit po kalon. Kjo mund të shihet një dakordësi mes tyre për ti dhënë sadopak oksigjen zotit Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjunkshi-dhe-oketa-balilin-u-vetedorezua-me-dakordesi-ti-dhene-oksigjen-rames