Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Klement Balili është vetëdorëzuar në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu në mbikqyrjen e rreth 20 efektivave të forcës së posaçme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Redaktori i lajmeve, Trashgim Sokolaj, tha në edicionin qendror në Ora News se gjatë dy viteve të arratisë, 46 vjeçari ia ka dalë ti shpëtojë arrestimit falë ndryshimit në pamjen e tij fizike, ku ka humbur disa kilogramë në peshë dhe ka zgjatur flokët.
Ndërsa ishte në kërkim, Balili ka lëvizur në Tiranë, Vlorë, Durrës e Shkodër.
Negociatat e para për dorëzimin sipas Sokolajt kanë nisur në nëntor 2018 dhe javët e fundit janë intensifikuar pas ardhjes së dosjes nga Greqia.
Pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, surprizë mbetet fati i dosjeve të hapura për të akuzuarit si anëtarë të grupit të tij në Angli, ku më 19 prill 2015 janë kapur 23 kilogram kokainë.
Ngarkesa tjetër prej 531 kg kanabis është kapur në 29 prill 2015 në Bullgari. Ndërkaq në Belgjikë më 21 mars 2016 është kapur ngarkesa e radhës 25 kg hashash.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sokolaj-zbulon-proven-e-vetme-ne-dosjen-balili-pergjimi-anijen-me-droge