Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Banorët e Astirit zhvilluan ditën e 73 të protestës kundër projektit të Unazës që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, denoncoi faktin se disa prej tyre janë gjobitur padrejtësisht ndërkohë që banorët deklaruan se do të bëjnë rezistencë fizike ndaj shembjes së shtëpive.

Temperaturat disa gradë nën zero nuk i kanë penguar banorët e Unazës së Re të protestojnë në ditën e 73 të rezistencës së tyre kundër projektit që parashikon shembjen e banesave dhe bizneseve të zonës.

Tubimi i radhës ka nisur më një incident midis banorëve dhe një drejtuesi automjetesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-unazen-e-re-klevis-balliu-banoret-jane-gjobitur-padrejtesisht