TIRANË- Zv.ministrja njëkohësisht ministrja e dekretuar e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini me anë të një deklarate për shtyp u shpreh se sot ishte dita e fundit që 54 punonjës nga MASR ndodheshin në ambjentet e universiteteve për t'u shpjeguar studentëve sesi do të procedohet me tarifat e bursat. Në fjalën e saj, Shahini tregoi edhe për vështirësitë që kishin hasur punonjës në kryerjen e detyrës.

?Dua të nënvizoj që në fakultetet që janë ngujuar, janë penguar dhe sekretaritë që të funksionojnë. E kemi pasur të pamundur që të kishin persona nga MASR që t?ju asistonin me pyetjet tuaja. Sekretaritë e bllokuara po e pengojnë proceisn e çështjve të pazgjidhura për të mundësuar edhe zbatimin e VKM-ve,?- tha Shahini.

Më tej, ministrja e dekretuar ka bërë të ditur edhe rubrikën e re të informimit të studentëve: ?Unë jam student dhe kam një pyetje?.

?Klikoni tek portali shqipëriaqëduam.al dhe pastaj në ?unëjamstudentdhekamnjëpyetje?, aty ka persona që do të kthehjnë përgjigje. Edhe në Facebook do të kthejmë përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ju të adresoni të gjitha pyetjet tuaja,?- e mbylli Shahini.