Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Reshjet e dëborës, ngricat dhe murlani kanë krijuar probleme jo vetëm me izolimin e shumë zonave në veri të vendit, por kanë sjellë deme edhe për bujqësinë. Në nënshkoder, serat me të mbjella të stinës janë shembur nga bora e rënë, duke shkaktuar dëme të mëdha për kulturat bujqësore. Megjithëse zyrtarisht agjensia e bujqësisë nuk raporton për deme, janë vetë fermerët që tregojnë pasojat që la pas dëbora.

Xhemal Haxhani thotë se dëmi i shkaktuar në serat me të mbjella në fshatin Kosmaç të bashkisë Vau Dejës, e kalojnë shumën e 20 milion lekëve të vjetra.

Xhemal Haxhani: 20 milionë lekë kam hedhur në këtë fushë'

Përmes bujqësisë mban familjen, edhe pse të ardhurat e siguruara nuk mjaftojnë dhe është detyruar që djalin ta dërgojë me punë në Ulqin. Sot kur sheh dëmet dhe në shtëpi mban faturat e kredisë së marrë për ndërtimin e serave, ndjehet i pashprese.

Xhemal Haxhani: Kemi vetëm për të ngrënë bukë

Ndonëse Kosmaçi është zona më prodhuese në rajonin e Shkodres, ai tregon se nuk ka marrë subvencione në bujqësi. Përjashtimi i fermerëve për kriteret e vendosura ngjan më shumë se absurd.

Xhemal Haxhani: Kam shkuar të aplikoj e më kanë thënë që duhen serat 2 metra e 80 cm të larta.

Për dëmet që ka lënë pas dëbora askush nuk ka shkuar për t?i verifikuar, të paktën sa për statistika, pasi shpresat që do të marrë diçka nga shteti, i ka thuajse zero
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bora-e-ngrica-u-shkaterron-serat-fermeret-e-nenshkodres-ndihen-te-pashpres