Surprise Me!

Ora News - PD akuza dekanit të Juridikut: I shërben Ramës për të mbrojtur pasurinë

2019-01-16 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Partia Demokrartike akuzon dekanin e Fakultetit Juridik, Artan Hoxha se i bën presion studentëve.

Në një dalje për mediat nga selia blu, këshilltari ligjor i PD, Gazmend Bardhi thotë se dekani Artan Hoxha mbron karrierën dhe pasurinë e tij të paligjshme, duke i shërbyer kryeministrit Rama.

PD u bëri thirrje pedagogëve të ndershëm të dënojnë aktin, sipas tij prej banditi të Artan Hoxhës dhe të rreshtohen në krah të studentëve.

Deklarata e Gazmend Bardhit

Jam sot përpara medias, jo vetëm si përfaqësues i Partisë Demokratike, por edhe si ish- student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, për të dënuar në emër të opozitës, presionin kriminal ndaj studentëve nga një pseudo pedagog që rreshtohet në krah të pushtetit dhe kundër studentëve.

Edi Rama përdori javën e kaluar presionin policor dhe dhunën për të shuar protestën legjitime të studentëve në mbarë vendin.

Pasi dështoi të shantazhonte studentët me policët e Safet Gjicit apo Sandër Lleshajt, sot media ka publikuar faktet sesi ai po përdor Safet Gjicët e tij brenda botës akademike.

Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, një shërbëtor i Edi Ramës dhe pushtetit brenda botës akademike, ka guxuar të kërcënojë studentët e Fakutetit të Drejtësisë me metoda kriminale. Faktet e bëra publike në media provojnë sesi shërbëtori i Edi Ramës ushtron presion ndaj studentëve që ata të mbyllin protestën legjitime të tyre për një arsim më cilësor.

Artan Hoxha ka arsye për t?i shërbyer Edi Ramës, jo vetëm për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë në karrierën e tij profesionale, por mbi të gjitha për paligjshmëritë e së shkuarës.

Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Hoxha, sot Dekan i Fakutetit të Drejtësisë, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje për habinë që shkaktoi përgjigja e tij përpara Parlamentit për dhurimin nga i vëllai të 200 mijë dollarëve, të cilave nuk i dihej burimi.

Artan Hoxha ende nuk ka dhënë përgjigje për pasurinë e tij të paligjshme, sesi brenda pak kohësh, me kursime familjare, arriti të blinte një apartament me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, një apartament tjetër në plazhin e Golemit në Kavajë dhe një sipërfaqe toke 700 metër katrorë në zonën turistike të Qerretit në Kavajë.

E gjithë karriera e tij dhe pasuria e paligjshme që ka krijuar, janë arsye e vërtetë se përse Artan Hoxha, kërcënon studentët e tij, që kërkojnë jo vetëm një arsim cilësor dhe uljen e tarifave të studimit nga Qeveria, por edhe largimin nga bota akademike të pedagogëve të korruptuar dhe vetting ndaj stafit akademik në universitete.

Artan Hoxha dhe çdo pedagog i korruptuar që rreshtohet sot në krah të Edi Ramës dhe kundër studentëve, duhet të ketë të qartë se nuk ka shërbim ndaj pushtetit që i shpëton ato nga paligjshmëria.

Partia Demokratike dënon fuqimisht aktin kriminal të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe i bën thirrje pedagogëve të ndershëm dhe me integritet brenda këti...

Buy Now on CodeCanyon