Top Story ? Një emision politiko-investigativ që transmetohet çdo të Mërkurë, në Top Channel ? 16.01.2019 - Emisioni i plotë<br />?Injorantët e Parlamentit?, kjo është tema që Top Story solli mbrëmë në transmetim në orën 21:00 në Top Channel. <br />Në fokus të dokumentarit ishin ministrat dhe deputetët që kanë mbaruar studimet në universitete fantazëm e me doktoraturat të vjedhura, apo ata që nuk dinë të flasin, por përfaqësojnë popullin në parlament. <br />Gjithashtu në fokus ishin figura të rëndësishme të politkës shqiptare si Taulant Balla, Ogerta Manastirliu, Niko Peleshi e te tjerë, që kanë marrë tituj shkencorë duke botuar studime të kopjuara. Pra, që kanë rezultuar me doktoratura plagjiaturë.