Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se Zëri i Amerikës goditi qeverinë atje ku vlerësohej se kishte një reformë, siç është ajo e punësimeve në administratën civile.

Nesho: Për herë të parë, Zëri i Amerikës e sulmon atje ku Shqipëria quhej se kishte bërë një reformë në administratën civile që këtu shteti kishte ndryshuar. Gjithë raportet e BE-së e nënvizonin këtë. Në këtë kuptim është një reagim i drejtpërdrejt. E para, Zëri i Amerikës nuk të sulmon kot pa pasur fakte.

Ajo financohet nga Departamenti i Shtetit dhe ka një mision që janë vlerat e demokracisë. Kompleksi është që Rama e shikon që gjithë Rilindja e tij po fillon e shkatërrohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sonte-ne-360-grade-apo-largohet-shqiperia-nga-pro-amerikanizmi