KORÇË-Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktimë ka mbetur 30-vjeçari Altin BalliuPolicia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili është banues në lagjen nr.10 të qytetit. Bëhet fjalë për Olger Mustafës, i cili ka precedentë penalë të mëparshëm.

34-vjeçari Mustafa është dënuar me 12 vite burg pasi tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij atë kohë, Majkëll Hysollin. I riu i shpëtoi për mrekulli edhe pse u qëllua me 7 plumba me breshëri automatiku teksa lëvizte me një mjet tip ?Audi? me targa të huaja.

Ngjarja ka ndodhur në prill të 2010, kur Mustafa ka tentuar të vrasë Hysollin për larje hesapesh. Ai u dënua më 30.11.2017 me 12 vite burg por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Dënimi është ulur edhe prej gjendjes së keqe shëndetësore me 1 vit e 9 muaj pasi Mustafa është operuar dy herë.

Por as kjo nuk ka qënë hera e parë që Olger Mustafa ?takohet? me policinë. Ai është kapur disa herë me lëndë narkotike dhe armë pa leje, madje ka qënë edhe shkaktar i një aksidenti në fshatin Lumalas.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë mundur që të sigurojnë foto të viktimës, 30-vjeçarit nga fshati Slavinjë e Pogradecit, i cili mbeti i vrarë me plumb në kokë dhe të autorit të vrasjes së tij