Surprise Me!

"Ju flet Moska": Kumpti rus me dekoratën "Aleksandër Nevski" për Vuçiç

2019-01-18 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #jufletmoska

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi dhe dekorimi i Vuçiç prej tij është në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News.

Myftaraj: Presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës së këtyre ditëve në Beograd e dekoroi homologun serb Aleksandër Vuçiç me një nga dekoratat më të larta ruse, "Urdhrin e Aleksandër Nevskit".

Urdhri i zgjedhur është domethënës, duke ditur se çfarë është figura e Aleksandër Nevskit dhe çfarë përfaqëson ajo për rusët.

Putin në ceremoni tha: "Emri i Aleksandër Nevskit, një shenjt i madh dhe mbrojtës i luftëtarëve dhe diplomatëve i cili i solli lavdi Rusisë me fitoret e tij ushtarake dhe mbrojti pavarësinë e atdheut në luftën kundër invadusve të huaj, gëzon respekt të veçantë në vendin tonë".

Putin ka parasysh se Aleksandër Nevski është shpallur shenjtor nga kisha ruse në shekullin e XIX, ka qenë një princ dhe luftëtar i shekulli XIII.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-kumpti-rus-me-dekoraten-aleksander-nevski-vucic

Buy Now on CodeCanyon