Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Banorët e Astirit bënë sërish thirrje pasditen e sotme për anulimin e projektit të Unazës së Re, duke e cilësuar një projekt korruptiv.

Banorët ndërkohë falenderuan deputetin demokrat, Klevis Balliu, i cili ka qenë në krah të tyre për mbrojtjen e banesave.

Dorjan Protoduari: Doja që ta felenderoja deputetin Klevis Balliu që ka 76 ditë që ndodhet këtu midis nesh. Ky është deputeti që duan shqiptarët. Dje vajtëm dhe i bëmë një vizitë pseudokryetarit të bashkisë së Tiranës dhe brenda ndodhej dhe deputetja e zonës sonë Gjylameti. Kur kemi vajtur ne atje ajo zonjë nuk ka gjetur vrimë dollapi për tu futur se nuk përballet do me ne. I them, zonjë, deputete, deputetë janë këta këtu dhe jo ti që fshihesh nëpër dollape.

Vetë Balliu tha se ky projekt korruptiv ja nxiu faqen Shqipërisë deri në Amerikë.

Balliu: Kemi të bëjmë me një aferë korruptive që në fillimin e saj, që me një tenderim fiktiv që paracaktonte fituesin, kemi të bëjmë me falsikifim dokumentash tek loti i parë që i nxiu faqen Shqipërisë deri në Amerikë.

Për deputetin demokrat, diktatura komuniste mori fund me Enver Hoxhën dhe nuk do të ketë një të dytë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-klevis-balliu-deputeti-qe-duam-jo-gjylameti-qe-fshihet-ne-dollap