Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Asnjë punonjës nuk është i paprekshëm dhe çdo rast korruptiv apo padrejtësie do të marrë ndëshkimin e merituar.

Me këtë paralajmërim ju drejtua nga Shkodra punonjësve të zyrave të regjistrimit të pasurive, kryeregjistruesi Valdrin Pjetri. Analizën për vitin që lamë pas zgjodhi ta bëjë në javët e para të 2019-es, ndërsa i bëri një ndalesë asaj që u shënua përgjatë 2018-es në hipoteken e Shkodres me arrestime për korrupsion të titullarit dhe disa punonjësve.

Valdrin Pjetri: Në momentin e parë që qytetari ankohet në platformën e bashkëqeverisjes brenda 10 ditësh zyra jonë është e detyruar ti japë zgjidhje problemit.

Viti që kemi hyrë shënon risi në ofrimin e shërbimeve, me 9 të tilla të shtuara në këto sportele ku qytetarët për 48 orë marrin përgjigje mbi aplikimet e kryera.

Miratimi i ligjit të ri shihet si zgjidhja që do të vijë edhe për një prej problematikave më të mëdha që kanë mbartuar hipotekat në këto vite, atë të mbivendosjes së pronave.

Çasja e re që hipoteka kërkon është ajo e dhënies së shërbimeve në kohë për qytetarët pa sorollatje. Në analizë foli edhe drejtori për Shkodrën Genc Berhani, i cili ka vetëm pak javë që mori këtë detyrë, duke zëvëndësuar Gjokë Jakun e komanduar pas arrestimit të titullarit në shtator të 2018-es.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/asnje-punonjes-nuk-eshte-i-paprekshem-paralajmerimi-ne-shkoder