Qytetarët e qytetit të Lezhës kanë mjaft pakënaqësi në lidhje me qendrat e aplikimit të kartave dhe pasaportave biometrike. Numri i qytetarëve që aplikojnë, kryesisht pas njoftimit të fundit për skadencën e kartave, është i lartë dhe debatet për radhën janë gjithashtu të shumta.

Qytetarë të ndryshëm shprehen se iu duhet të presin me orë të tëra për të aplikuar. Sipas tyre kompania duhet të marrë masa për të shtuar zyrat e aplikimit si dhe të vendos një sistem radhe.

'Është vetëm një zyrë për tërë Zadrimën dhe Lezhën. Të hapin një zyrë tjetër, Zadrima andej matanë, qyteti këtu, Shën Kolli e ka zyrën e vet. Me tre zyra të paktën, jo me dy zyra tërë Lezha me 150 mijë banorë", u shpreh një banor.

"Ambienti është shumë i mirë, shumë i ngrohtë, ka edhe karrige për t'u ulur, por thjesht për një aparaturë të vogël...nuk bëhet më rrëmujë sepse secili e ka të sigurt numrin që merr", u shpreh një tjetër. "Unë jam tash prej dy orësh në rradhë, për të bërë procedurat që kërkojnë ata", u shpreh një i tretë.