Surprise Me!

Hetimet për Agron Xhafaj, pezullohet procedimi për trafik droge nga Vlora drejt Italisë

2019-01-19 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të pezullojë për mungesë provash dosjen penale ndaj shtetasit Agron Xhafaj.

Disa javë më parë prokurori i çështjes, Përparim Kulluri, ka firmosur pezullimin e procedimit penal dhe ka urdhëruar rikthimin e materialeve në polici.

Organi i akuzës i ka lënë detyra policisë së shtetit që të plotësojë dosjen me informacionet e reja operative, dëshmi dhe prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e çështjes.

Burimet nga Krimet e Rënda thanë se procedimi i pezulluar nuk ka të bëjë me audio-përgjimin e publikuar nga Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si Babablja, por me disa fakte dhe të dhëna shtesë të pretenduara për implikimin e Agron Xhafaj në trafikim narkotikësh.

Prokuroria tha se përsa përmban përgjimi i publikuar nga Albert Veliu është arritur në përfundimin se bëhej fjalë për kallzim të rremë.

Por sipas akuzës, gjatë pyetjes së Babales dhe deputetëve të Partisë Demokratike ka pasur pretendime për trafikimin e sasive të drogës nga fshatrat e Vlorës drejt Italisë.

Krimet e Rënda thanë se procedimi që është kthyer në polici ka të bëjë pikërisht me këto akuza për të cilat nuk janë gjetur prova të mjaftueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-agron-xhafaj-pezullohet-procedimi-trafik-nga-vlora-drejt-italise

Buy Now on CodeCanyon