Rruga me gropa pranë zjarrfikëses në Vlorë ka krijuar shqetësim për qytetarët. Njëri prej tyre ka denoncuar duke dërguar në Report Tv pamjet nga gjendja e rrugës.

Ai thotë se gjendja është skandaloze si pasojë e mungesës së investimeve.

Report Tv mëson se qarkullimi i automjeteve është devijuar në këtë rrugë si pasojë e punimeve që po realizohen në bulevardin e qytetit bregdetar.

Distanca që duhet të përshkruajnë mjetet në këtë rrugë si pasojë e devijimit të qarkullimit është rreth 100 metra.