Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Me 6 vota pro dhe 5 kundër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi kthimin në detyrë te Prokuroria e Krimeve të Rënda të të prokurorëve Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj.

Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj pas përplasjes për dosjen Shullazi u transferuan në Berat e Pogradec, ndërsa pas padisë në gjykatë ata fituan pasi gjykata shpalli të paligjshëm urdhrat e Arta Markut.

Pavarësisht vendimit, në mbledhje nuk munguan debatet mes anëtareve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të cilët ndanë qëndrime të ndryshme mbi çështjen.

Pjesë nga debatet në KLP

"Transferimi pa pëlqim është në të gjitha ato raste kur vendi është i lirë më shumë sesa 3 muaj dhe nuk ka asnjë prokuror tjetër që të shkojë në këto dy prokurori. Këshilli është i detyruar të caktojë prokurorë nga prokuroritë me kërkesë më të ulët dhe magjistratin me eksperiencë më të ulët në këtë prokurori që ka ngarkesën më të ulët.

Rasti tjetër i parashikuar nga neni 59 përcakton që pozicioni duhet të jetë përkohësisht maksimumi deri në tre muaj i lirë dhe në këtë rast përsëri KLP mund të caktojë papëlqim.Meqenëse si prokuroria e Beratit dhe ajo e Pogradecit nuk janë raste kur pozicioni është i lirë deri në tre muaj dhe prokurorët Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre për tu caktuar në prokurori ne kemi çmuar që këto caktime të përkohshme duhet të ndërpriten dhe prokurorët të kthehen në pozicionet e tyre ku janë të emëruar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda".

Nurihan Seiti: Dinjiteti jonë është të presim Gjykatën e Apelit.Për këta dy magjistratë nuk mohohet asnjë e drejtë e tyre për të aplikuar te SPAK-u, po të duan për Prokuror të Përgjithshëm, për të aplikuar në të gjithë territorin e Shqipërisë si titullarë.Por çështja që është në Gjykatë Administrative nuk mund të trajtohet nga KLP. Nuk bëjmë dot interpretime të një vendimi që nuk ka marrë formën e prerë.

"Nuk mund të marrim kompetencën e gjykatës.Pa u shteruar rrugët ligjore ne nuk kemi punë me kërkesën".

Bujar Sheshi: Kur mbaron afati 3 mujor, KLP duhet të zgjidhë ngërçin ku do të punojnë këta 2 prokurorë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kerkesa-e-prokuroreve-cela-dhe-hajdarmataj-sjell-debate-mes-anetareve-te-klp