Ashtu si çdo vit, kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga familjarë të viktimave të protestës së 21 Janarit 2011, zhvilluan homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Edhe përfaqësues të mazhornacës kanë vendosur lule në 4 vendet ku u vranë 4 protestuesit, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Ndryshe nga një vit më parë, në këtë 8 vjetor, kreu i mazhorancës zgjodhi ta përkujtojë në heshtje dhe pa asnjë deklaratë.

Ndërsa familjarët e 4 protestuesve të vrarë i kërkuan kryeministrit që drejtësia të vihet në vend.

?Zoti Rama, presim drejtësinë e premtuar?.

Me vendim qeverie katër të vrarët e 21 Janarit janë shpallur dëshmorë. Për secilën nga 4 familjet e të vrarëve u dhanë 525 mijë Euro, ndërsa Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.