Greva e paralajmëruar e pedagogeve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë nisi mëngjesin e kësaj të hëne. Për rreth 90 minuta ata qëndruan përpara godinës së fakultetit duke ripërsëritur mosdakortësinë me Ligjin e Arsimit të Lartë, si dhe vendimet e Këshillit të Ministrave të miratuara në Dhjetor të 2018-ës.

Do të jetë Asambleja e Përgjithshme e pedagogëve që do të përcaktojë më tej vijimin e grevës së tyre.

Krahas grevës së pedagogëve, edhe studentët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë vijuan protestën dhe bojkotin brenda mjediseve të godinës.

Në Fakultetin Juridik studentët kanë krijuar qartazi dy grupime: ata që kërkojnë përshkallëzim të protestës, si dhe studentë që presin të rifillojnë mësimin.

Bojkot ka edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale, ndërsa në Fakultetin Ekonomik dhe Politeknik disa klasa i janë rikthyer mesimit.

Tv Klan