Aktori Naim Berisha ka veshur petkun e Hans Klipt, personazhit të monodramës në veprën ?Artist i vetëm? që u ngjit në skenën e Teatrit Eksperimental. Momentet kulmore në art, e shkuara edhe drama e tij në të tashmen, bën që personazhi të zhytet në dëshpërim të thellë.

Artisti rrëfen për Report Tv arsyet. Këtë tekst e zgjodhi për ta ngjitur në skenë nga nevoja e domosdoshme, pasi arti në Shqipëri edhe në Kosovë gjendet në një krizë të thellë vlerash

Mendoj ata që degradojnë artin kanë një mëkat shumë të madh. Ata janë pseudoartistët. Shumë bëjnë art, por pak janë artist. Artisti nuk lejon asnjëherë që të komercializohet.

Naim Berisha, Regjisor dhe Aktor
Hans Klip i ka dhënë shpirtin e tij publikut, ndaj rrezikon veten edhe familjen financiarisht, duke sakrifikuar çdo gjë për hatër të tij, derisa në fund përjashtohet nga shoqëria me dhunë. Kjo gjendje nuk është e panjohur për aktorin nga Kosova

E kam ndierë veten edhe e ndiej veten Hans Klip. Duke u nisur nga vetja, nis edhe zgjerohet. Kur lexova veprën, pashë veten aty, duke u nisur nga vetja, veten e pashë edhe tek shumë artist të tjerë. Prandaj, artisti i vetëm do të ishte thirrja më e mirë për artistët.

Naim Berisha, Regjisor dhe Aktor
Dëshira e aktorit Naim Berisha është që kjo vepër t?i flasë popullit, artistëve edhe atyre që kanë ndërgjegjen të pastër, por ende të fjetur, se duhet ta kuptojnë misionin e shenjtë që ata kanë, artin.