Surprise Me!

Meta vizitë nëReport Tv-Mal të Zi, takim me homologun malazez: Të forcojmë bashkëpunimin

2019-01-21 0 Dailymotion

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndodhet ditën e sotme në Mal të Zi ku ka nisur vizitën zyrtare shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.<br /><br />Pas zhvillimit të ceremonisë së nderimit, homologët e dy vendeve dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat ku Presidenti Ilir Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve nërsa vlerësoi shqiptarët si faktor kyç për ruajtjen e traditave, kulturës dhe rritjen e angazhimit në proceset integruese mes dy vendeve.<br /><br />"Një temë mjaft e rëndësishme e forcimit të bashkëpunimit tonë ka të bëjë edhe ajo me integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi dhe po kështu me respektimin e të drejtave të pakicës malazeze në vendin tonë.Jam krenar për përkushtimin e shqiptarëve këtu në Malin e Zi, që nga pavarësia, që nga shtetformimi dhe në vijimësi për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë forcimit të shtetit të Malit të Zi dhe integrimit të tij euro-atlantik dhe në Bashkimin Europian. Sepse në këtë mënyrë i kanë shërbyer interesit më të lartë, jo vetëm të Malit të Zi, por në këtë mënyrë i kanë shërbyer edhe forcimit të paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit në rajonin tonë. Jam i lumtur që gjeta te Presidenti Gjukanoviç mirëkuptim dhe angazhim për një përkujdesje edhe më të madhe ndaj të drejtave të shqiptarëve, për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, traditave dhe identitetit të tyre, për përfaqësimin më përfshirës në nivel qendror dhe lokal, për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të zonave ku ata jetojnë, për mbështetjen e një integrimi më të mirë të tyre këtu në Malin e Zi", u shpreh presidenti Ilir Meta.

Buy Now on CodeCanyon