Surprise Me!

Ora News – Studiuesit kërkesë qeverisë: 2019-ta të shpallet viti i Ismail Qemalit

2019-01-21 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Nën shembullin e ndjekur për Skënderbeun, studiuesit kërkojnë që 2019 të shpallet viti i Ismail Qemalit. Kërkesa për qeverinë shqiptare u artikulua nga Vlora ku babai i pavarësisë u përkujtua në 100 vjetorin e ndarjes nga jeta!

Studiuesit dhe intelektualët kërkojnë nga qeveria shpalljen e vitit 2019, si vit Jubilar të Ismail Qemalit.

Kërkesa drejtuar kryeministrit Edi Rama u artikulua gjatë akademisë kujtimore mbajtur në Vlorë në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Babait të Shtetit modern shqiptar.

Ismail Qemali, për studiuesin e krijuesin Ndriçim Kulla ishte shqiptari i parë që hodhi themelet e ëndrrës Evropiane.

Ndricim Kulla: Të shpallë 2019 si vitin jubilar të Ismail Qemalit. Skënderbeu qe shqiptari i pari që na bëri të njohur në Europën që duam, Ismail Qemali qe shqiptari që hodhi themelet e ëndrrës evropiane, që ka një shekull që synojmë.

Bujar Leskaj, organizator i akademisë përkujtimore, theksoi veprimtarinë e Ismail Qemalit për çështjen kombëtare dhe nënvizoi veçorinë e qeverisë së Vlorës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studiuesit-kerkese-qeverise-2019-ta-te-shpallet-viti-i-islmail-qemalit

Buy Now on CodeCanyon