Surprise Me!

Soreca: Dialog per Reformen Zgjedhore

2019-01-22 0 Dailymotion

Zgjatja e mandatit të Komisionit të Posaçme të Reformës Zgjedhore edhe me 3 muaj të tjerë nga parlamenti, për ambasadorin e BE Luigi Soreca duhet të shërbejë si një mundësi qe mazhoranca dhe opozita të gjejnë vullnetit për ta miratuar draftin që kanë mbi tryezat e tyre.

?Ka një propozim konkret në tryezat e të gjitha palëve. Do donim shumë që ai te mbështetej nga të gjitha forcat?.

I pyetur për aksionin e opozitës qe lajmëron një valë të re protestash, Soreca kërkon dialogu mes palëve brenda parlamentit.

? Të gjithë politikanët e kanë marrë mandatin nga zgjedhësit për ti përfaqësuar në parlament dhe kjo duhet të ndodh?.

Diplomat siç ia kërkon detyra, kreu i zyrës së BE në Tiranë tregohet kur pyetet për përplasjen institucionale mes presidentit dhe kryeministrit pas refuzimit të dekretimit të kandidaturës për ministër të jashtëm, Genti Cakaj.

Soreca uron kryeministrin për detyrën e re dhe thotë se ai do të mund ti jap një shtyse më të madhe procesit të lobimit për hapjen e negociatave duke ndikuar pozitivisht në vendimin e Qershorit. E pikërisht ky muaj thotë ambasadori duhet të vendoset si objektiv nga të gjitha institucionet shqiptare.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon