Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Afrim Qendro është drejtori i dytë i shkarkuar brenda pak ditësh nga institucionet e varësisë së Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Vendin e tij në krye të ARRSH do ta marrë Sonila Qato. Vendimi ka ardhur vetëm një ditë pas dorëheqjes së Klodian Gradeci dhe emërimit të Skerdi Drenovës në krye të OST-së.

Pak ditë pasi Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka marrë detyrën kanë nisur shkarkimet në institucionet kryesore të varësisë.

24 orë pas emërimit të Skerdi Drenovës në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, i cili pasoi në këtë detyrë, Klodian Gradecin të dorëhequr nga posti, vjen një tjetër ndryshim.

Afrim Qendro është shkarkuar nga posti i drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa në vendin e tij është emëruar ish-Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

Ish-kreu i ARRSH-së Afrim Qendro dhe ish-administratori i OST-së Klodian Gradeci, i cili ka qenë krahu i djathtë i ish-ministrit Gjiknuri, u përfshinë në skandalin e Unazës së Re, me firmën ?DH Albania?.

Firma me anë të dokumenteve të falsifikuara, fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro në fund të vitit të kaluar, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re nga ARRSH-ja.

Pas publikimit të skandalit, të dy tenderat u anuluan, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

Pak ditë më parë Klodian Gradeci dhe Afrim Qendro, dëshmuan në prokurori për çështjen që vijon të hetohet nga organi i akuzës.

Ndërkaq besohet se ndryshimet vijnë si pasojë e lëvizjeve politike në qeverinë e drejtuar prej kryeministrit Edi Rama.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pas-drejtorit-te-ost-iken-edhe-afrim-qendro-i-arrsh-se