Surprise Me!

Ora News – Maskat dhunojnë barbarisht tregtarin dhe gruan e tij në Memaliaj, grabisin paratë

2019-01-22 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Mustafa Mustafai 71 vjeç dhe bashkëshortja e tij Felleza Mustafai janë qëlluar e më pas janë grabitur ne biznesin e tyre në qytetin e Memaliajt.

Ata kane qenë duke mbyllur dyqanin në një zonë periferike të qytetit, dhe në çastin kur po fikeshin dritat një person është futur dhe i ka qëlluar me tytën e pistoletës.

Ata kanë marrë plagë të rënda në kokë dhe në duar ndërsa nga të bërtiturat janë alarmuar edhe banorët e pakët afër zonës.

Kanë qenë ata që kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që ka bërë transportimin e tyre drejt spitalit të Gjirokastrës.

Njeri prej familjarëve të çiftit pohon për Ora News se grabitësit kanë qenë dy persona, njëri me një mjet ngjyrë gri, i cili priste në makinë, ndërsa tjetri është futur në dyqan ku ka marrë çantën me para të 71 vjeçarit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/maskat-dhunojne-barbarisht-kambistin-dhe-gruan-e-tij-ne-memaliaj-grabisin-parate

Buy Now on CodeCanyon