Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e paktit me universitetin në rrethe.
Pikat e prezantuar për zgjidhje nuk kanë ndikuar në reagimin e studentëve. Në fakultetet e Universitetit të Tiranës vijon bojkoti i mësimit, ku tashmë të rinjve u janë bashkuar dhe pedagogët. Shkencat Sociale, Shkencat e Natyrës, Juridiku dhe Histori-Filologji vijojnë protestën deri në plotësimin e tetë kërkesave.

"Ne jemi akoma me idenë për të vazhduar ngujimin dhe bojkotin pa afat. Sigurisht që do vazhdojë deri kur kërkesat të plotësohen dhe ligji të bjerë"

Studentët kanë bllokuar ambjentet e brendshmë të fakulteteve.

Që prej të hënës, 21 janar 2019, pedagogët e fakultetit të Histori-Filogjisë i janë bashkuar protestës së studentëve si një mënyrë reagimi ndaj kërcënimeve të Kryeministrit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-proteste-para-kryeministrise-dhe-mas-gjuajne-me-veze-e-boje