Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njofton se ka përfunduar tërësisht procesi i deklasifikimit të dokumenteve që kanë qenë sekret deri më sot. Sipas njoftimit të Arkivave janë 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993 që mund të aksesohen lirisht, mes tyre të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos.<br /><br />?Prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993 ,nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore.<br /><br />Proçedura e deklasifikimit e ndjekur me rigorozitet siguron që dokumentet që kishin mbetur të deklasifikuara prej kohësh pa asnjë arsye reale, por vetëm sepse nuk ishte ndjekur proçedura e nevojshme burokratike, do të jenë të aksesueshme për të gjithë studiuesit e vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave siguron edhe njëherë studiuesit se do të gjejnë një shërbim të shpejtë e cilësor në sallën e re të studimit në AQSH? thuhet në njoftim.