Aplikimet për kartën e identitetit po shkaktojnë mjaft probleme sa i për5ket rradhëve në qendrat e gjendjeve civile në të gjithë qarqe e vendit. Edhe qytetarët beratas janë ndeshur me fenomenin e radhëve të shumta dhe vonesave në proçesin e aplikimeve. Në qytetin e Beratit ofrohen shërbimet në mjediset e godinës së ish/bashkisë së Beratit, por sportelet ku kryen aplikimet duket se janë të pakta.

Qytetarët ankohen se kanë ditë që qëndrojnë në rradhë dhe aplikimi po bëhet i vështirë për ta. Sipas tyre punohet me vetëm një zyrë,me pak sportele dhe me shumë pak punonjës.

Kemi 5 ditë që i kemi marrë kuponat . Edha në mëngjes ndenja nja dy orë ika prap.

qytetari
"Rëndohet kjo situatë se duhet shtuar numri i sporteleve", thotë një qytetar tjetër.

Qytetarët shprehen se,e zënë radhën që në orën 7:00 të mëngjesit,rrinë gjithë ditën në radhë dhe largohen në shtëpi pa mundur dot të aplikojnë.

"Po të ishin të mjaftueshëm sportelet nuk do prisnim në rradhë. Unë ka që në orën në orën 07.00 të mëngjesit që kam ardhur këtu?, shprehet një tjetër qytetar.

Nga ana tjetër prefekti i Qarkut të Beratit, Harilla Dafa, në një deklaratë për mediat,i ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për të nxjerrë në kohë kartat e reja të identitetit brenda afateve, pasi në të kundërt rrezikojnë marrjen e shërbimeve në zyrat e shtetit.