Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #jufletmoska

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka bërë një analizë rreth anulimit të vizitës së kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Shqipëri.

Myftaraj: U bënë rreth 3 muaj që kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka anuluar një vizitë në Shqipëri. Një vizitë që duhet të ishte bërë në 1 nëntor 2018.

Ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera, ende nuk kemi një njoftim zyrtar për arsyet e anulimit të vizitës.

Janë dhënë arsye jo zyrtarisht nëpër media, sikur anulimi i vizitës erdhi për shkak se ishte përgatitur një atentat terrorist ndaj zotit Netanyahu dhe këtu kishte dore shërbimi i fshehtë iranian dhe ishte implikuar dhe ambasada iraniane në Shqipëri. Për këtë arsye, jo zyrtarisht u shpallën të padëshiruar dy diplomatë iranianë.

Por dëmi që u bë në marrëdhëniet shqiptaro-izraelite është shumë i madh.

Vizita e një kryeministri izraelit në Shqipëri do të kishte bërë një ngjarje të madhe dhe të merituar mes dy vendeve.

Shqipëria mburret se shpëtoi jetën shumë hebrenjve në luftën e dytë botërore, por megjithatë Shqipëria është vendi, i cili ende nuk ka përjetuar një vizitë të nivelit të lartë të një shtetari izraelit, mbi nivelin e ministrit të Jashtëm

Anulimi i vizitës së Netanjahut bëhet më e rëndë sepse vjen menjëherë pas asaj ngjarjes që bëri bujë në mediat botërore, ku u anulua ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit në Shkodër për shkak se ishte përgatitur një atentat terrorist nga islamikë vendas shkodranë në bashkëpunim me militantë kosovarë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-enigmat-e-mosardhjes-se-netanyahut-ne-shqiperi