Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Për konstitucionalistin Sokol Hazizaj, kryeministri Edi Rama nuk ka shkelur kushtetutën me delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm, tek Gent Cakaj.

Për Ora News me gazetaren Beti Njuma, Hazizaj shpjegoi juridikisht se problemet për këtë rast kanë rrjedhur për shkak të ligjit për oranizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Sokol Hazizaj: Në kuptimin ligjor, formal mendoj që kryeministri Rama nuk ka bërë shkelje të karakterit kushtetues. Figura e kryeministrit dhe të zv/kryeministrit janë produkte të kushtetutës, po kështu edhe figura e ministrit është produkt i kushtetutës. Ndërsa problemet e tjera rrjedhin për shkak të ligjit të organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Ministrave, një ligj që ka mbetur i pandryshuar që nga momenti i formatimit të tij. Po ta shihni ligjin, konstatoj se nuk ka konflikt të karakterit juridik midis të drejtës së delegimit nga kryeministri për një funksionar tjetër.

Jurisiti Hazizaj konstaton faktin si është promovuar delegimi i këtyre kompetencave nga ministri i Jashtëm, tek zv/ministri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/delegimi-i-kompetencave-hazizaj-rama-nuk-ka-shkelur-kushtetuten