Teksa banorët e zonës së Zagorisë kanë protestuar për kërkimet për naftë në Parkun Kombëtar, kryeministri Edi Rama shprehet se e mirëpret debatin. <br /><br />Kreu i ekzekutivit i mohon kategorikisht shpimet naftëkërkuese në këtë zonë, teksa kujton se qeveria e ka shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive natyrore.<br /><br />Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore si dhe për shumëllojshmërinë e florës dhe faunës së rrallë. Për më tepër, Zagoria është një zonjë tepër e lakmueshme për turizmin natyror e kulturor.