Surprise Me!

Meta komenton propozimin per Shaqirin

2019-01-24 0 Dailymotion

Mazhoranca e akuzon se kandidatura e dekretuar prej tij për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk përmbush kriteret kushtetuese, por presidenti Ilir Meta është i bindur se për përzgjedhjen e Bahri Shaqirit është udhëhequr nga motoja "Kushtetuta e para".

?Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmit që më udhëheqin në veprimet e mia dhe në aktet e mia".

Ripërsërit me indiferencë se nuk komenton organizimin e brendshëm të qeverisë kur pyetet për delegimin nga kryeministri Rama të kompetencave të Ministrisë të Jashtëm te zv.ministri Genti Cakaj. Por është shumë i qartë kur vjen puna tek autorizimi që duhet të lëshojë për negocimin dhe firmosjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke nënkuptuar marrëveshjen e detit me Greqinë.

"Unë e kam shumë të qartë si President i Republikës, edhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t?i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë".

Ish ministri grek i jashtëm Nikos Kocias deklaroi se marrëveshja me dy vendeve tona ishte drejt finalizimit por ishte presidenti shqiptar ai që po pengonte firmosjen për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon