Surprise Me!

Ora News – Meta përcjell me të qeshura akuzat e mazhorancës për Bahri Shaqirin

2019-01-24 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Mazhoranca duket qartë se nuk do të japë mbështetjen për kandidaturën e Bahri Shaqirit në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Por presidenti Ilir Meta nënvizon se vendimin e ka marrë në mbështetje të Kushtetutës.

Duke folur pas ceremonisë së homazheve te busti i Ismail Qemalit, Meta u tregua sërish i rezervuar në komentet për delegimin e kompetencave të Ministrit të Jashtëm te Gent Cakaj.

Pyetje: A ishte Kushtetuta e para kur firmosët dekretin e zotit Bahri Shaqiri? Mazhoranca thotë se ka shkelje kushtetuese sepse nuk plotëson një nga kriteret, atë për arsimin e tij në fushën e financave.

Ilir Meta: Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që udhëheqin në veprimet e mija dhe në aktet e mija.

Çështja e titullarit që do të përfaqësojë shqipërinë në marrëveshjet ndërkombëtare duket se është një tjetër përballje mes mazhorancës dhe presidentit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-percjell-me-te-qeshura-akuzat-e-mazhorances-bahri-shaqirin

Buy Now on CodeCanyon