Surprise Me!

Report TV - Vasili alarmon: Në Shqipëri po bëhet pastrim i madh parash, gjendemi në moment ulëritës

2019-01-25 1 Dailymotion

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi këtë të premte në një dalje për mediat se në vend po bëhet një pastrim i madh parash.

Vasili akuzoi se operacionet e pastrimit të parave mbahen peng nga kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tij, po bëhet miliarder në kurriz të rrënimit të mijëra shqiptarëve dhe bizneseve të vogla.

?Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqiqërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder, ndërkohë mijëra shqiptarë dhe bizneset e vogla rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH?, tha Vasili.

Vasili bëri thirrje në fund për protestë, nën kauzën e një të ardhmeje më të mirë. ?Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë.?

Buy Now on CodeCanyon