Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pas ngujimit të studentëve janë pedagogët ata që kërcënojnë me bllokimin e jetës akademike. Në një takim të posaçëm, pedagogët i kanë paraqitur katër kërkesa qeverisë. E në rast se nuk plotësohen brenda javës, do të nisë greva në të gjitha fakultetet.

Nëse deri më 1 shkurt qeveria nuk do të shfuqizojë VKM-të që shoqëruan Paktin për Universitetin dhe nuk shpreh vullnetin për hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës do të paralizojnë jetën akademike përmes grevës.

Marku: U vendos që ne ti drejtohemi gjithë trupës së personelit akademik të Universitetit të Tiranës, por edhe të universiteteve të tjera publike që të kalojmë në grevë të përgjithshme pa afat.

Paralajmërimi erdhi pas një mbledhje të gjatë dhe me shumë diskutime ditën e premte ku të gjitha Asambletë e Universitetit të Tiranës dolën një qëndrim të unifikuar.

Mark Marku: Mbështet plotësimi i kërkesave të studentëve, kërkohet shfuqizimi i ligjit për arsimin e lartë, kërkohet shfuqizimi i të gjitha VKM, kërkohet ndalimi i fushatës denigruese kundër trupës akademike.

Në mbledhje, nuk mori pjesë Asambleja e Fakultetit të Ekonomisë, por pedagogët e pranishëm u shprehën krah studentëve dhe kërkesave të kolegëve të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pedagoget-e-universitetit-te-tiranes-ultimatum-rames-1-jave-kohe-plotesimin-e-kerkesave