Pas dëgjesës në Zagorie për këkrimet e kompanisë Shell për gazin dhe naftën, dëgjesa e radhës ishte në Bashkinë e Tepelenës ku gjithashtu do të zhvillohen kërkime. Në fakt kompania po kryen procedurën e saj pikë për pikë duke sqaruar popullsinë per të vijuar më pas punën në terren.<br /><br />Ajo që bie në sy edhe në këtë dëgjesë është fakti se nuk sqarohet saktë cili është dëmi në fshatrat turistik si Peshtan, Lekëli një fshat që është burimi kryesor i ujit që furnizohet qyteti i Tepelenës, apo fshtrat Hormovë, Mezhgoran, Dragot etj. Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi shprehu shqetësimet për dëmet që mund të shkaktohen. Ai kërkoi gjithashtu një dëgjesë më të gjerë publike. <br /><br />Kompania Shell do të kryejë kërkime në Zagori, Lunxhëri, Libohovë dhe krejt luginën e Vjosës.